>
BIOSHQIP
Biografia
Më datë 30 Qershor 2022, Juliana & Juela publikojnë videoklipin "Domino". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Juliana Nikolli. Produksioni audio u realizua nga Unik Beatz.

Më datë 25 Nëntor 2022, Juliana publikon videoklipin "Millisecondo". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Juliana Nikolli. Produksioni audio u realizua nga Thaibeats.

Më datë 7 Prill 2023, Juliana & Juela publikojnë videoklipin "No Good". Muzika e këngës vjen si bashkëpunim nga Juliana Nikolli & Juela, teksa teksti u shkrua nga vetë Juliana Nikolli. Produksioni audio u realizua nga Claptomanik & Carma.

Më datë 8 Maj 2024, STIV publikon videoklipin "Emrat", në bashkëpunim me Juliana Nikollin. Kënga vjen e realizuar në bashkëpunim, ku Alex Gjonpalaj & Stivi Ushe kanë realizuar bashkë muzikën, ndërsa për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur Stivi Ushe & Juliana Nikolli. Produksioni audio u realizua nga Alex Gjonpalaj.