>
BIOSHQIP
Biografia
Një penë e re mëton të hapërojë në botën e magjisë së poezisë, në atë botë që di veç të bukurën, që di ta gërvishë atë e ta përjetësojë. Kësisoj përmes tre cikleve të përmbledhjes Mendimet e arratisura, Jonida Jusufi, na sjell përkushtimin e saj ndaj atyre që i ka për zemër.
Rrëfimi poetik i autores së re nis me poezinë “Gjyshit tim”, dhe mëpas vazhdon e shtrihet gjer tek figurat me eminencë në historikun e njerëzimit siç është edhe shenjtorja Nëna Terezë. Mosha e re e autores, nuk e zbeh aspak talentin e saj të spikatur, dhe tashmë të sprovuar në fushën e fjalëkëndimit në vargje. Autorja e re me talent të padyshimtë, vjen përtej stilit tradicional të rrëfimit poetik të rimuar. Vargu i saj vjen i lirë, poaq sa edhe vetë shija për lirinë e autores së re.
Duhet thënë se autorja, për dallim nga moshataret e saj, na sjell vargje të cilat dallojnë dhe gjithsesi vjen në letërsi me gjithë origjinalitetin e saj krijues.