>
BIOSHQIP

(1882-1941)

Biografia
James Augustine Aloysius Joyce është një autor irlandez i cili konsiderohet si një nga autorët më me influencë në fillimet e shekullit XX-të. Ai është i njohur me për romanin e tij "Uliksi" (1922), me veprën e shumë diskutuar "Fineganë zgjohuni" (1939, përmbledhjen me tregime të shkurtra "Dublinasit" (1914), si dhe romanin gjysmë autobiografik "Portreti i artistit në rini" (1916). Megjithëse pjesën më të madhe të jetës së tij e jetoi jashtë Irlandës, universi psikologjik dhe krijues i Xhojsit ishtë thelbësisht i lidhur me Dublinin e tij të lindjes, qytet i cili krijon sfondin dhe frymëzimin për të gjitha veprat e tij. Në veçanti, marrëdhënia e tij e hershme dhe e rrëmbyer me Kishën Romane Katolike të Irlandës është pasqyruar nëpërmjet një konflikti të brendshëm të ngjashëm në alter-egon e tij Stiven Dedalus-it. Augustine Aloysius Joyce u lind më 2 shkurt 1882 nga John Stanislaus Joyce dhe Mary Jane Murray në periferi të Dublinit, në Rathgar. Familja e babait të tij, origjina e të cilëve ishte nga Fernoy,Cork; kishte dikur në zotërim një kripore të vogël dhe një punishte gëlqereje. Vdiq më 13 janar 1941 në Zyrih, Zvicër.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}