Ka disa dekada që Isuf Rashiti nga Gjilani jeton me këngën folklorike. Ka lindur në fshatin Kosaqë i Epërm dhe qysh si fëmijë 2-vjeçar, bashk me familjen e tij jeton në Gjilan, ku edhe e mbaron shkollimin. Isufi i vogël dhe entuziast qysh në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, dallohet me zërin e tij karakteristik. Gjatë kësaj periudhe, ishte bërë një fimijë i dashur dhe i respektueshëm për të gjithë mësuesit dhe rrethin ku jetonte. Ka qenë shumë aktiv në festat e shkollës dhe të qytetit ku jetonte. Kishte nisur kështu jetën e gjatë të një këngëtari që jo vetëm kishte talent të veqant, por ishte dhe mbeti i përkushtuar me tërë qenien e tij. Gjatë kohës sa ka kënduar në SH.K.A « Mic Sokoli », është njohur me bashkëshortën e tij, Makfire Hyseni, e cila poashtu këndonte bashk me Isufin. Janë të rrallë këngëtarët si Isuf Rashiti që përmes këngës, shpalosin aq bukur shpirtin atdhetar dhe dashurinë e madhe ndaj kulturës dhe traditës shqiptare. Isufi dhe Makfirja, tashmë janë bërë shembull për komunitetin shqiptarë në Zvicër. Në këtë frymë atdhedashurie, kanë rritur edhe tre fëmijët e tyre si drita : Migjenin, Edonën dhe Fjollën të cilët sado që janë intergruar natyrshëm në vendin ku jetojnë, për asnjë moment nuk kanë harruar kulturën e lashtë shqiptare, gjuhën dhe zakonet e bukura me të cilat krenohen kudo që janë. Kënga dhe ideali i kombëtar, kanë bërë që familja e Isuf Rashitit, gjithnjë të jetoj pran Kosoves, halleve të kësaj nënloke dhe shpirtit liridashës të popullit shqiptar. Isufi dhe Makfirja me këngët e tyre, si të thuash janë bërë inspirim për mërgatën shqiptare. Kënga folklorike, e përcjellur me tingujt e çiftelisë dhe sharkisë të rapsodëve Isuf Rashiti dhe Mehmet Petrovci, kanë jehuar qyshë në vitet më të rënda të popullit shqiptarë. Sado që ishte rrezik dhe mund të burgoseshin nga rexhimi anishqiptar i Millosheviqit, këta dy raspsod gjetën guximin që me këngët e tyre patriotike të mbajnë ndezur fitilin e lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Nga viti 1983, Isuf Rashiti dhe Mehmet Petrovci, kanë qenë pjesë e pandarë e lëvizjes ilegale, në tubime e demonstrata. Pa zërin dhe këngën e tyre nuk mund të mendohej asnjë tubim i bashkatdhetarëve. Ndonëse për një periudhë, për shkaqe objektive kishin pushuar së kënduari së bashku, viteve të fundit sërish, kanë bashkuar tingujt e çiftelisë, zërin dhe shpirtin e tyre artistik. Së bashku këndojnë këngë për lavdinë dhe heroizimin e dëshmorëve shqiptarë. Janë mbi 100 këngë folklorike që janë kënduar me përkushtim e me afsh shpirtërorë nga këta dy rapsod të talentuar. Duhet veçuar këngët e kohëve të fundit për Hysen Tërpezën, Ukshin Hotin, Nënë Terezën, Sherif Frangun, e shumë e shumë tjera. Isufi dhe Mehmeti, tashmë kanë bërë emër në mbarë Zvicrën dhe më gjërë. Këngët e tyre dëgjohen me respekt nga të gjithë mërgimtarët. Rapsodi Isuf Rashiti një kohë ka qenë pjesë e SHKA « Idriz Seferi », ndërsa aktualisht këndon në SHKA « Bashkimi » në Uster. Pothuaj nuk ka festë kombëtare që t’mos jet i pranishëm Isuf Rashiti, ky zë i veqant që dinë aq bukur ti këndoj lirisë, dëshmorëve, rapsodëve shqiptar, Kosovës,Shqipërisë, gjitha trojeve shqiptare. Mbase ky është reportuari i këngëve të tij patriotike të cilat i komponon dhe i këndën herë vetë, e herë bashk me Mehmet Petrovcin. Viteve të fundit, ka themeluar Studion e Folklorit Burimor në të cilën përgaditen e këndohen falas qindra këngë për dëshmorët. Brenda kësaj studio ndodhen veshje dhe instrumente kombëtare shqiptare. Studio është e kompletuar me një teknikë moderne dhe është e hapur për të gjithë rapsodët e mërgatës. Rapsodi gjilanas, Isuf Rashiti është bërë i njohur edhe si digjej. Falë talentit të tij është mjaft i kërkuar edhe në festat e ndryshme familjare, ku gjithnjë krijon atmosferë dhe ambient të mrekullueshëm, duke ruajtur vlerat e mirëfillta të muzikës tradicionale shqiptare. Ata që kanë fatin t’a kenë pranë në festa kombëtare apo familjare, rapsodin, Isuf Rashiti, ndihen të lumtur dhe janë të sigurt se zëri i tij, do t’ia shtoi madhështinë festës. Një zë kumbues që delë nga thellësia e shpirtit si një gurrë që nuk shterrë kurrë