Biografia
Gjithçka Irena e bënë për një arsye, frymëzimin. Ajo vuan nga një sëmundje e bushtit kurrizor dhe nëpërmjet punës dhe suksesit të saj dëshiron që të inkurajoj njerëzit që vuajnë nga e njëjta sëmundje që të jetojnë jetën dhe të vrapojnë pas ëndrrave të tyre. "Në moshën pesë vjeçare jam diagnostikuar me Rygmarvsbrok (Myelomeningocele) ose ne shqip Bruk ne boshtin kurrizor. Në 13 vjetët e para të jetës time, kam pas operacione të ndryshme, nëpërmjet të cilëve, mjekët në Danimarkë janë munduar të më shërojnë që unë të kem sa më të lehtë jetën. Mirëpo kjo sëmundje nuk më ka ndaluar që të merrem me muzikë. Përmes këngëve të mia, dëshiroj që tu tregoj njerëzve që e kanë këtë sëmundje se ilaçi më i mirë në jetë është lumturia".
Karriera e saj muzikore ka filluar në vitin 2005 kur ajo mori çmimin e parë në një garë të talentëve në Odese, duke fituar realizimin e një kënge në studio profesionale.