>
BIOSHQIP
Biografia
Elena Alexandra Apostoleanu, e njohur vetëm si Inna, është një këngëtare e muzikës dance prej Mangalia, Rumani. Ajo debutoi në vitin 2008 me albumin Hot, me prodhues Play & Win. Kënga kryesore prej albumit, "Hot", arriti në numër një në Rumani, Portugali, Moldavi, Bullgari, Liban, Maltë, Poloni, Serbi, Spanjë, Siri, Turqi, Rusi, Hungari, Greqi dhe Ukrainë. Kënga e dytë e promovar e albumit, "Love", arriti në vendin e 16 në Kiss FM's Fresh Top 40 në javën e saj të debutimit. Ajo u nominua për këngëtarin më të mirë (best singer) dhe kënga më e mirë (best single) në Eska Awards në Poloni. Inna gjithashtu lëshoj edhe këngën "Deja Vu", në bashkëpunim me Bob Taylor (aka Fizz), që ishte një hit i madh në Romani, Moldavi, Bullgari, Rusi, Hollandë dhe Hungari. Kënga e saj e katërt nga albumi i saj debutues është Amazing, e cila arriti në numër një në disa vende, duke përfshirë Rumaninë. Videoja u xhirua në Portugali.

Në 2009, Inna arriti performancën e saj me e madhe e karrierës së saj, si kënga e saj Hot zuri vendin e parë në SHBA Billboard Hot Dance Airplay, një ndër grafikat më të respektuar në historinë e muzikës. Kënga e pestë e albumit debutues ishte "10 Minuta", të publikuar në qershor 2010. Video u xhirua në Londër, Angli dhe shpenzimet e videos janë vlerësuar deri në rreth 70.000 €.

Më datë 23 Korrik 2021, Elvana Gjata, Sickotoy & Inna publikojnë videoklipin "Papa".

Më datë 27 Janar 2023, Inna, Dhurata Dora & Stefflon Don publikojnë videoklipin "Yummy (Remix)".

Më datë 22 Tetor 2023, Inna & The Victor publikojnë videoklipin "Dance Alone".