>
BIOSHQIP
Biografia
Ka nisur të këndojë që në moshë të re. Në fillimet e tij, ka qenë pjesë e Grupit Polifornik të Çelo Mezanit, ku merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme që organizonte Pallati I Kulturës. Më vonë nxjerr albumin e tij të parë me këngë çame, të titullar "Zemra e Çamërisë", dhe gjithashtu këndonte edhe nëpër gëzime familjare. Më pas bën bashkëpunim me Enkelejdën, mbesën e tij, bashkëpunim ky i cili ishte mjaft i susksesshëm dhe goditi fort çështjen çame dhe u pelqye edhe nga trevat e tjera. Sëbashku me Enkelejdën, kanë marrë pjesë në shumë evenimente dhe festivale, ku dhe në disa prej tyre janë kurorëzuar me çmim të parë, ku mund të kujtojmë: "Maratonën e këngës popullore", "100 këngët e shekullit", "Festivali i Sarandës", e të tjera. Pjesëmarrës kanë qenë edhe nëpër koncerte në Diasporë, si: Danimarkë, Kanada, Maqedoni, Kosovë, Mal Të Zi etj. Gjëja që i veçon nga këngëtarët e tjerë, është ajo se ato kanë kënduar apo janë paraqitur me këngë çame dhe përfaqësojë gjithmonë krahinën e tyre Çamerinë, duke mos lënë asnash edhe këngët e veriut, të Shqipërisë së mesme, etj.

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}