>
BIOSHQIP
Biografia
Hyrije Jusufi lindi në Preshevë më 5.10.1967 ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet universitare i kreu në Prishtinë.
Me poezi është marrur qysh nga bankat e shkollës fillore ku ka botuar tek tuk nëpër revista e gazeta të ndryshme si nxënëse. Ka botuar përmbledhjen me poezi "Kthinave të jetës" (2019) që u mirëprit nga lexuesit me sukses. Libri i saj i dytë quhet "Rilindje nëpër stinë"(2020),libër ky të cilin e vlerësuan dhe e thanë fjalën e tyre shumë krijues dhe kritik letrar.
Në botim është libri i saj i tretë.
Hyrije Jusufi ka në dorëshkrim një libër me prozë të shkurtëra dhe ka filluar edhe romanin e saj të parë.
Poezia e saj është shumë sublime.
Hyrije Jusufi tashmë me vargun e saj mund ta gjejmë nëpër antologji të ndryshme.