>
BIOSHQIP
Biografia
Shqiptaro-zvicerania Heidi Lushtaku, 23 vjeç nga Cugy frankofon i Zvicrës, është një ndër femrat më seksi shqiptare. Pas sukseseve të shumta në fushën e modelimit, Heidi ka nisur karrierën e saj edhe si këngëtare profesioniste. Kënga e parë e saj me titull "Put it up" është realizuar nga Genc Prelvukaj.

Kënga është ritmike, ndërsa pamjet dhe bukuria e saj në videoklip nuk duan koment. Heidi ishte finaliste e "Miss Zvicra 2013", ndërsa përveç reklamave të shumta për firma të njohura në Zvicër dhe Francë, ajo për disa muaj punoi si modele edhe në Azi, duke reklamuar për kompani të ndryshme, ndër to edhe për kompaninë "Honda".

Bukuroshja nga Kosova me profesion është dentiste, ndërkaq pos modelimit, ajo premton se do të vazhdojë të sjellë edhe në të ardhmen këngë dhe videoklipe të reja.