>
BIOSHQIP
Biografia
Haxhi Zeneli këndon prej vitit 1978. Dashuria për artin, nisi prej nga bankat e shkollës fillore. I cili, fillojë si aktor në grupin e teatrit të shkollës filore, Ana e Malit-Ulqin. Me vonë i lindi edhe dashurija për këngën shqiptare. Dhe që nga ajo kohë nuk është ndarë prej sajë.Në fillim ishte antarë i shoqëris kulturore artistike "Buna" ku më vonë u bë edhe udhëheqës i kësaj shoqërie..
U pranua si kengetar ne Radio Prishtine ne vitin 1982,ku incizoj edhe disa këngë popullore. Deri më tani ka incizuar: 4 albume me këngë Popullore Shkodrane dhe Ulqinake, me muzicietët nga Shkodra siç janë: Mark Kaftalli, Luan Borova, Shpetim Saraçi, Edmon Zhulali etj.
Vazhdon gjithnjë të mirrët me kultivimin e muzikës së pastër Shqipe, sidomos asaj Shkodrane-Ulqinake.Ai merret edhe me publikime të ndryshme si nga rrafshi i kultures por edhe remave të tjera sociale. Haxhi Zeneli është edhe mbledhës i folklorit dhe këngëve popullore nga trevat ku ai jetojë. Ka të mbledhura rreth 900 këngë popullore, ku nje pjesë të këtyre këngëve të pa botuara,shpreson së shpejti edhe ti botoj.

Më datë 10 Nëntor 2017, Haxhi Zeneli publikon videoklipin "Kem Nje Gjuhe Kem Nje Flamur".

Në gusht të vitit 2018, Haxhi Zeneli Doli edhe me një botim libri: "Me këngë nga vendlindje në Amerikë". Autori në këtë përmbledhje paraqet jetën e vështirë të artit muzikor të vitteve 80' të shqiptarëve në Mal të Zi për të mbijetuar. Libri ka edhe këngët e autorit në vite por edhe këngë nga ahengu shkodran.

Më datë 15 Mars 2024, Haxhi Zeneli publikon videoklipin "Fan Noli e Faik Konica, Rreze te Diturisë".