>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtarja Hatixhe Lushi me vite pranë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore sot cilësohet si zëri më i mirë i këngëve të vajit, jo vetëm për publikun e gjerë, por dhe shumë i vlerësuar për të madhen Nexhmije Pagarusha. Por së fundi në projektet e saj muzikor, këngëtarja e njohur sjell dhe këngën “Baresha”, në bashkëpunim dhe me kompozitorin Klodian Qafoku, një këngë të cilën këngëtarja e ka sjellë si tonaliteti i të madhes Pagarusha. Por për këtë këngë të cilën ajo e vlerëson jo pak në karrierën e saj muzikore ajo ka menduar dhe një klip. “Sapo kam incizuar këngën “Baresha”. Është një bashkëpunim me kompozitorin Klodian Qafoku, i cili ka bërë një orkestracion të shkëlqyer. Për këtë këngë unë kam bërë filmime dhe disa ditë në Valbonë, Tropojë”, tregon këngëtarja Hatixhe Lushi. Por ndërsa deri më datë 15 korrik artistja së bashku me emra të tjerë të Ansamblit do të jetë në punë, duket se ky sezon ka jo pak angazhime për këngëtaren, por pas nuk mbeten dhe pushimet e verës. “Pushimet vetëm në Strugë në “Blu Sky”, por këndoj dhe pushoj buzë Drinit”, pohon ajo. Këngëtarja, e cila ka qenë pjesëmarrëse në çdo festival folklorik të Gjirokastrës ka jo pak këngë të cilat janë të vlerësuara në repertorin e saj, si "Loti i kurbetit", balada "Ibrahim Keta i ri", etj. Në "Ritualin e jetës", Hatixhe Lushi solli dhe këngën e vajit "Biri im", dhimbja e të cilës e ka bërë këngëtaren të derdhë shumë lot.

Në Dhjetor 1991, Hatixhe Lushi merr pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën "Prandaj Të Dua".

Më datë 14 Nëntor 2020, Hatixhe Lushi publikon videoklipin "Mall Për Pagarushën". Teksti i këngës u shkrua nga Hatixhe Lushi, ndërsa orkestrimi u punua nga Naim Gjoshi. Videoklipi u prodhua nga kompania Red Media.