>
BIOSHQIP
Biografia
Vigan Zeqiri nga Gjilani është emri më i ri në muzikë që i është bashkuar rrymës hip-hop. E ardhmja pritet të jetë edhe më produktive për reperin më të ri nga Gjilani.

Më datë 28 Shtator 2016, Grizzly publikon videoklipin "Un & Ti".

Më datë 2 Nëntor 2016, Grizzly publikon videoklipin "Daddy".

Më datë 15 Mars 2017, Grizzly publikon videoklipin "2 Different", në bashkëpunim me Lum Grabovci.

Më datë 4 Korrik 2018, Arian publikon videoklipin "E Kom Dasht", në bashkëpunim me Grizzly.

Më datë 22 Janar 2020, Grizzly publikon videoklipin "Endrrat". Muzika është produkt i producentit Scott, në studion “Flesh Music”. Kënga është një baladë hip-hop me tematikë dashurie, e cila i dedikohet një historie të së shkuarës. “Ëndrrat” është vizualizuar edhe me klip, i cili i përshtatet fabulës së këngës dhe i është besuar produksionit Creativ Films.

Në vitin 2020, Grizzly & Dako publikojnë albumin "Veni Vidi Vici".

Më datë 2 Nëntor 2020, Grizzly & Dako publikojnë videoklipin "Hun & Spllif". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Dako & Grizzly.

Më datë 17 Prill 2024, Grizzly publikon videoklipin "Pam Pam". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Grizzly, teksa për arranzhimin u kujdes Alann Ulises. Videoklipi u prodhua nga kompania Tnt Motion.