Greta Azizi ka zgjedhur të prezantohet me emrin e artit GRETAA. Ajo i ka nisur sfidat në muzikë që kur ishte e vogël. Aktualisht Greta vijon studimet për kanto dhe piano, ndërsa ka marrë pjesë edhe në disa festivale për fëmijë. Motra dhe mësuesja e saj e muzikës kanë qenë shtysa që Greta të ndiqte këtë rrugë.