>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari i njohur Stine dhe partnerja e tij, Graciela u përfolën për një ndarje, por Stine i ka hedhur poshtë thashethemet, duke thënë se janë bashkë dhe të lumtur. "Tani po e dëgjoj që jemi ndarë! Bashkë jemi dhe të lumtur,"- u shpreh këngëtari. Pyetjes nëse kanë plan për të bërë një fëmijë të dytë, ai iu përgjigj: "Rrugës jemi. Për mua nuk ka problem nëse është djalë apo vajzë!"

Çifti i njohur janë prindër të një vajze, Estias, dhe marrëdhënia e tyre është shoqëruar me ulje e ngritje. Ata i dhanë fund lidhjes në prag të Vitit të Ri 2018 dhe u ribashkuan rreth një vit më vonë. Duket se dashuria e tyre "triumfoi" mbi mosmarrëveshjet, ndaj Stine dhe Graciela tani planifikojnë zgjerimin e familjes.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}