>
BIOSHQIP
Biografia
Ka qenë e premte kur erdhi në treg, dhe në fakt kështu titullohet edhe kënga e cila ka ngjallur shumë kureshtje e kënduar nga moderatori Granit Miftari në bashkëpunim me Daggi.

E në fakt kënga ‘E premte’ është shumë interesante dhe nga ato që s’jemi mësuar ta shohim, qoftë edhe në një videoklip të thjeshtë e të bukur ku në të reklamohen edhe disa personazhë të njohur të artit të gazetarisë.

Kënga është realizuar na ‘Jukebox Group’ nga Shkupi dhe klipi i punuar nga produksioni ‘MenMedia Pictures’ nga Gjilani dhe mësojmë se cdo gjë ka qenë spontan.

Por a do të jetë ky pasioni më i ri i moderatorit, apo vetëm një provë pritet të shihet, megjithëse zëri i Granitit tingëllon bukur edhe në këngë.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}