>
BIOSHQIP
Biografia
Dhimbja dhe malli për djalin e rënë dëshmor e ka ndjekur si hije tash e 20 vjet. Ndjenjën e mungesës së madhe për Eltonin, babai i tij Gëzim Zherka, e ka shfaqur përmes këngës e cila qysh në notat e para jep emocionin që vetëm një prind mund ta transmetoj në këtë formë sic e ka bërë Gëzimi. Duke bartur në notat e kësaj kënge mallin e të gjithë prindërve që humbën djemtë në luftë, babai i dëshmorit Elton Zherka, ka sjell një baladë që secili që ka humbur dikë e gjen vetën brenda saj. “Edhe sot më duket i dëgjoj hapat e tua dhe hijen tënde përqafoj.Për një çast mendoj se je këtu. Të flas o shpirt sa shumë me ke mungu”, janë vargjet e para të kësaj kënge tekstin e së cilës e ka bërë Yll Limani kurse muzikën Florent Boshnjaku. Kjo këngë që erdhi si ide e Gëzimit, Edi Luzhes dhe Florent Bosnjakut, është dhënë premierë në emisionin Top Show në Top Channel.