>
BIOSHQIP
Biografia
Genti nuk ka ndjekur shkollë muzike dhe kryesisht dijet rreth muzikës i ka marrë nëpërmjet kurseve duke studiuar kryesisht për kitarë.

Në vitin 2013, Genti Sheholli merr pjesë në X Factor Albania 3.

Në vitin 2014, Genti Sheholli merr pjesë në The Voice Of Albania 4, ku edhe arriti deri ne gjysmëfinale, një ndër konkurrentët më të spikatur të edicionit, ku videot e tij arrijnë deri në 50 mijë klikime. Ai e sheh “The Voice” si një nga mundësitë më të mira, për të shpërfaqur talentin e tij si këngëtar në mënyrë që nesër, pse jo, të ndërtojë edhe një karrierë të mirëfilltë muzikore.

Më datë 5 Tetor 2015, Arday publikon videoklipin "Bashke", në bashkëpunim me Gent Sheholli.

Bashkë me këngëtaren e re Frontina Krasniqi, kanë krijuar "Melodic Duo" në Youtube, ku publikojnë cover të këngëve të njohura në shqip ose në anglisht.

Më datë 8 Gusht 2020, Genti Sheholli publikon videoklipin "Dashni E Dyte".