>
BIOSHQIP
Biografia
Genti Hajrullai – një i ri premtues në skenën shqiptare të rokut. Zëri i filtruar i Gentit plotëson çdo boshllëk që mund ta këtë një këngë, duke e bërë këtë të ri mjaft premtues në skenën e rokut shqiptar. Megjithëse është në moshë të re, Genti mbulohet nga idetë të pjekura, idetë progresive të një njeriu të pasur më literaturë roku. Ai ka jetuar në Gjermani dhe gjatë asaj kohe ka arritur të shijojë ajkën e muzikës evropiane dhe këtë frymë tenton ta sjell edhe në skenën tonë. Genti është prezantuar edhe në disa koncerte nëpër botë. Rasti më i mirë që i është dhënë ka qenë prezantimi unplugged në Kuwait në një Hard Rock klub, ku ka mahnitur publikun me improvizimet që bën në kitarë e tij, si dhe me zërin e tij karakteristik. Genti preferon këndimin "live" dhe këtë e ka dëshmuar edhe me paraqitje të shpeshta nëpër pub-et lokale, me grupin e tij Da Punk.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}