>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari më i ri i zhanrit Hip Hop dhe R&B, Genti është shumë i pëlqyer nga publiku, përfshirë edhe të rinjtë shqiptarë. Është vetëm 16 vjeçar me origjinë nga Gostivari, Maqedoni i cili ka lindur dhe jeton në Zvicër bashkë me familjen. Emri i tij i vërtetë është Gentian Çerkezi. Aktualisht ndjek studimet e shkollës së mesme. Jeta e tij e përditshme është si e gjithë bashkëmoshatarëve të tij, edhe pse dallon në një pikë, pasi ai këndon, është i angazhuar në muzikë dhe kjo bën që ta ketë jetën dinamike. Përveç muzikës, hobi i tij është futbolli. Qysh si fëmijë ka dashur të merret me muzikë, të jetë këngëtar i popullarizuar, të shprehë botën e tij të artit përmes këngës.

Më datë 25 Maj 2017, Genti publikon videoklipin "Thirri Ndjenjat". Dëshirën e tij të jetës për t’u bërë pjesë e skenës së muzikës shqiptare e realizoi në moshën 15 vjeçare, duke nxjerrë hitin e tij të parë “Thirri ndjenjat”, në bashkëpunim me këngëtarin e mirënjohur nga Shkupi Adrian Gaxha.

Më datë 26 Nëntor 2017, Genti publikon videoklipin "Jetimi".

Më datë 10 Nëntor 2018, Genti publikon videoklipin "Na Llake". Kjo këngë me stil ndryshe nga e para por në të njëjtin zhanër, prek një tematikë mjaft të ndjeshme sociale, bazuar në ngjarje të vërtetë, duke përcjellë një mesazh të fortë për të gjithë ato prindër të papërgjegjshëm dhe pa dashuri për gjënë më të shtrenjtë që zoti ua dhuron fëmijët, mos t’i braktisin në mëshirë të fatit duke i lënë jetimë, për asnjë arsye në botë. Në të njëjtën kohë ai me shumë dhembshuri e ka interpretuar dhe realizuar këtë projekt në përkrahje të jetimëve që çdo ditë të jenë sa më pak ato që braktisen nga prindërit. Realizimi i këngës është bërë në bashkëpunim me Arti-Rec Music, teksti Genti nga ImperiAlb, mix master nga DonGima studio & për videoklipin është kujdesur produksioni DArt Channel. Skenat e video-spotit janë bërë në Shqipëri.

Ai po punon fort për sukses dhe profesionalizëm dhe është duke punuar në projektet e radhës. Mësojmë se ai po përgatit një këngë të re ku ai do të jetë autor i tekstit, e cila pritet shumë shpejt të dalë në treg dhe gjithashtu punimi i një albumi.

Më datë 11 Maj 2019, Genti publikon videoklipin "Lutem". Muzika e këngës u punua nga Cruel P, ndërsa teksti u shkrua nga Genti (Gentian Çerkezi) & Imperialb.

Më datë 25 Shtator 2021, Genti publikon videoklipin "Hey Exi". Orkestrimi i këngës u punua nga Bujaa.