>
BIOSHQIP
Biografia
Artisti Genc Dashi, i njohur si kompozitor dhe ish solist i orkestrës së RTSH është nga emrat e vlerësuar në muzikën shqiptare. Ka lindur virtuoz dhe ngelet i tillë, duke marrë shumë vlerësime nga publiku. Një karrierë muzikore që ka nisur dekada më parë i ka dhuruar shumë momente të bukura dhe të veçanta artistit, i cili pohon se në jetën artistike nuk ka pengje. Pas shumë vitesh mungesë ai u rikthye para publikut me një performancë në kitarë në Festivalin e 53 të Këngës në RTSH, një moment që siç pohon dhe vetë ishte shumë emocionues. Ndërsa flet për jetën e tij artistike, artisti i njohur Genc Dashi ndalet dhe në problemet që has sot krijimtaria muzikore shqiptare. I rikthyer në Shqipëri për artistin e njohur në kitarë dhe në kompozim, vëmendja në krijimtarinë muzikore duhet rikthyer tek vlerat.

Në Maj 1992, Mira Konçi & Genc Dashi marrin pjesë në Këngët E Stinës 1992 me këngën "Emocioni".

Në Dhjetor 1996, Genc Dashi merr pjesë në Festivali i 35-të në RTSH me këngën "Zgjohu Nga Ëndrra".