>
BIOSHQIP
Biografia
Gani Gërmia ishte një prej banorëve të ‘Big Brother VIP Kosova’. Gjatë edicionit të dytë, ai arriti të grumbullonte shumë ndjekës, e madje iu vu edhe nofka ‘kryetari’. Mirëpo, duket se pas përfundimit të rrugëtimit në ‘BBV, Gania ka pësuar ndryshime. Ai ka ndryshuar model flokësh, ka bërë dhëmbët e madje ka bërë dhe veshët operacion. Por, ky ndryshim ka befasuar njerëzit online, duke shprehur habi për dukjen e re.

Ish-konkurrenti thotë se nuk i bie pishman për asgjë që ka ndodhur brenda. Ka qenë mjegull, ka qenë shumë ngarkesë pas daljes. Duke e rikuperuar veten, tani jam mirë. E kam patur një ngarkesë të jashtëzakonshme, dolën edhe shumë gjëra që nuk i kam pritur, prej jetës jashtë. Por mirë”, u shpreh ai. Gazetari e humoristi theksoi: “Kam qenë i shkëputur jashtë çdo projekti. Kam dashur të merrem me familjen dhe jetën. Tani jam duke bërë një projekt. Është format shou që trajton tema të ndryshme”.

Në fund, ai tha: “Kurrë në jetë nuk jam pishman. Bigu do të mbetet eksperienca më e mirë e jetës time. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e Big Brother edhe brenda Bigut është një jetë ndryshe prej jashtë. Ajo që është me rëndësi që e gjithë ajo ngarkesë me kalimin e kohës ka me të mungu çdo ditë e më shumë. Kurrë pishman. Jam munduar ta bëj më të mirën”.