>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është diplomuar për Web Design, por muzika është pasioni i tij më i madh. Ky është Frojs, reperi i ri nga Memaliaj. Prej vitit 2015, Frojs merret me muzikë duke u bërë pjesë e shumë aktiviteteve në të cilat ka spikatur si një nga zërat e rinj më të mirë të rrymës Hip hop. Në tekstet e tij, ai nxjerr në pah të vërtetat e pathëna dhe demaskon gënjeshtrat e besuara. Në Bulza JUTH Festival, Frojs prezantohet Haje Kapëm ndërkohë që po punon për 3 këngë të reja “Coming 4 real”, “Hana” dhe “Big 6”.

Më datë 24 Maj 2022, Frojs publikon videoklipin "Hajde Kapem". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Frojs. Produksioni audio u realizua nga MarZ.