>
BIOSHQIP
Biografia
Flutura Açka lindi në qytetin e Elbasanit, më 1966. Është poeteshë, shkrimtare dhe botuese shqiptare. Është diplomuar për Statistikë në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës më 1988 dhe për Gjuhë-Letërsi më 2001 në Universitetin e Elbasanit. Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese.

Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj.

Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar "Lira e Strugës" në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite.

Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj Vetmi gruaje është përkthyer në gjuhen bullgare nga Viktor Genkov.