>
BIOSHQIP
Biografia
Qytetit të Gjakovës së shpejti do ti shtohet edhe një këngëtare profesioniste. Të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë zërin e saj. Madje ajo po cilësohet si një artiste shumë-dimensionale.

E kush mund të jetë tjetër përveç Floriana Dahsylës, e cila së shpejti do ta lansoj këngën e saj të parë profesionale.

Kënga titullohet “Më lejo të të dua”, e cila është shkruar nga Shkëlqim Mavraj, kurse është prodhuar nga “Inda Blow Studio”. Kurse për një videoklip të bukur është përkujdesur Blend Gashi.