>
BIOSHQIP
Biografia
Artisti i ri Flori Prenaj është shumë i pëlqyer nga moshat e reja për zhanrin të cilin e këndon. Ai vijon mësimet në gjimnazin “Sami Frashëri”, ndërsa duket të jetë një ndër zërat më premtues të së ardhmes.

Më datë 30 Janar 2018, Flori Prenaj ka sjell projektin e tij më të ri “Fly”, një këngë e zhanrit R&B, e cila është punuar nga Lurky & Gogo. Kënga është publikuar në YouTube edhe me klip, për të cilin janë kujdesur Imagine Films. Kënga e re “Fly”, është një tjetër hap para drejt karrierës muzikore të artistit të ri Prenaj.