>
BIOSHQIP
Biografia
Quhet FLAKARTA QORRI, është 14 vjeqare, ndjek mësimet në shkollën e mesme të muzikës “PRENK JAKOVA” në PRISHTINË, poashtu merret edhe me disa aktivitete në të cilat aktivitete ka arritur suksese të mëdha duke u shpërblyer me shumë çmime.

FLAKARTA qysh në moshën 3 vjeqare nisi me këngë, ku dhe e realizoj këngën e saj të pare “MACJA IME”, së cilës ja bashkangjiti edhe videoklipin.

FLAKARTA vazhdoj dhe realizoj disa këngë dhe videoklipe me të cilat mori pjesë ne shumë festivale si në vend ashtu edhe jashtë vendit duke u shpërblyer me shumë çmime.

Për nder të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, FLAKARTA realizoj një këngë kushtuar pikërisht kësaj dite, që quhet “FLAMURI KOMBËTAR”, ku kësaj kënge i’u bashkangjit edhe një videoklip.

Edhe në VIDEO KID’S AWARDS ALBANIA, në të cilin festival FLAKARTA mori pjesë me videoklipet e saja, u shpërblye më çmime.

Krahas këngës, FLAKARTA merret edhe me piano dhe vijon mësimet për piano në shkollën e muzikës, ku në këtë drejtim ka treguar talentin e saj duke marrë pjesë në disa koncerte dhe manifestime të ndryshme kulturore.

Të jesh një këngëtare e njekohësiaht edhe një vallëtare, është fat dhe mrekulli që e karakterizon një artist të kompletuar, e ky fat e ka përcjell dhe po e përcjell Flakartën, ku ne vitin 2010 në gara, në mesin e shumë vallëtarëve te moshës së saj ajo triumfoi dhe u shpall si vallëtarja më e mirë.

Baleti, një ëndërr e kahmotëshme, të cilin e ushtron me plot pasion dhe dashuri nga mjeshter të mëdhenj të baletit, ku mori pjesë në shumë shfaqje dhe programe artistike, dhe u dallua si një balerinë e shkëlqyer.

Aktivitet tjetër i një rëndësie të madhe është edhe perkushtimi i saj në fushën e letërsisë, ku në vitin 2011 FLAKARTA botoi librin e saj të parë me proza poetike të titulluar “FLAKA DHE IMAGJINATA”, libër kushtuar sidomos moshatarëve të saj, i cili pati një sukses të madhë dhe u vlerësua lartë nga kritikë letrarë..
Teksti për këtë biogrfi u përgatit nga fansja e saj "Arnisë M.Kryeziu"

Më datë 22 Nëntor 2012, Flakarta Qorri publikon videoklipin "Flamuri Kombetar".