Biografia
Anëtarët:
1982 Bedri Visoka : Agim Gërguri : Ramiz Halimi : Sokol Gashi
1995 Erzen Bërveniku:Agim Gërguri:Besim Gashi:Fitim Sheholli
Fillimet e para
Bendi "Fisnikët" u formua me 1980 dhe anëtaret e parë ishin, Agim Gërguri (solo kitarist, vokal, kant-autor), Sokol Gashi (bas kitarist), Remzi Halimi (ritëm kitarist) dhe Bedri Visoka (vokali kryesorë).
Këta të gjithë ishin shokë nga shkolla e mesme dhe në të shumtën e rasteve ushtronin në ateljen e pikturimit të babait të Agimit.
Grupi së pari u quajt "Havaja e Vrantë" dhe kënga e parë që Agimi komponoi ishte ‘Faksi’, në lidhje me mungesën e faksit (deterxhentit) dhe krizës ekonomike të fillimit të viteve 1980-ta. Këngët e para më shumë ishin të orientuara kah humori dhe parodia gjë që reflektohet edhe në emrin e grupit.
Emri i grupit ndërroj në "Fati" pasi që agimi komponon këngën e parë më serioze ‘Gjurma’ me tekstin e Dritëro Agollit.
"Ushtronim në kushte shumë të vështira por na mbante vullneti i madh. Instrumente nuk kishim kushedi se çfare por ne ushtroninm edhe deri në tetë orë në ditë"-tregon Agimi.
Me 3 shtator 1982 në Prishtinë u organizua "BOOM"-i, festivali i parë i rok muzikës kosovare. "Fati" morën pjesë si debutantë dhe aty vendosën që grupit t’ia ndërrojnë emrin në "Fisnikët".Në këtë festival këngët e "Fisnikëve" (sidomos ‘Bukuria’) u pritën shumë mirë nga publiku dhe pat kritika të mira në media, dhe u shpallën grupi më i mirë nga katër bendet debutante që morën pjesë.
Inçizimet e para – 1982-83
Një javë pas festivalit "Fisnikët" inçizuan këngët e para të tyre në studion e Radio Prishtinës. Këngët që u inçizuan qenë: ‘E Paharruara’ dhe ‘Teuta’. Dhe pas emitimit të tyre "Teuta" u bë hit i javës me votën e ndëgjuesve.
Në janar të vitit 1983 "Fisnikët" inçizuan dhe këto këngë: ‘Do të shkrihem (Bukuria)’ dhe ‘Druri i Takimit’, kurse kënga ‘Teuta’ u ri-inçizua, kësaj rradhe edhe me daulle.
Agimi, Sokoli dhe Bedriu ishin në shërbim ushtarak kur kënga ‘Do të shkrihem’ u popullarizua aq shumë sa ndodhte që këtë këngë ta kërkonin më shumë se 100 ndëgjues në emisionin ‘Keni kërkuar ndëgjoni’ dhe emisionet e tjera të radiove të Kosovës. Menjëherë pas kësaj RTP-ja kërkoi që kësaj kënge t’i bëhet video spoti, por pasi që vetëm Remziu ishte në Prishtinë, atëhere u vendos që video klipi të inçizohet me Remziun si këngëtar kryesor dhe me aktorë dhe statistë të tjerë.
Ky ishte video spoti i parë i bërë për ndonjë pop bend në Kosovë, ishte mjaft i suksesshëm dhe u bë nga regjiseri i njohur Isa Qosja.
Kënga tjetër gjithashtu shumë e njohur e "Fisnikëve", ‘Zotëria Juaj’ edhe pse u shkruajt dhe komponua në vitin 1982, u inçizua në vitin 1987.
Pauza 1982-1987
Gjatë kësaj periudhe "Fisnikët" pauzuan për shkak të ndërrimeve të shumta brenda bendit. Në vitin 1985 Sokoli shkoi që të punoj dhe jetoj në Libi, kurse Bedriu e lëshoi bendin për shkaqe personale. Në bend mbetën vetëm Agimi dhe Remziu.
Në vitin 1985 Agimi regjistrohet në Akademinë e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dega e pikturës, dhe dukej se bendi më nuk ishte prioritet.
Në vitin 1987 Sokoli kthehet nga Libia dhe emigron menjëherë në SHBA, duke u ndarë përgjithmonë nga bendi. Po në këtë vit "Fisnikëve" i bashkangjitet një anëtarë i ri, Besim Gashi.
Ringjallja e bendit
Menjëherë pasojnë inçizimet në radio dhe televisionin e Prishtinës. Këngët e inçizuara qenë: ‘Zotëria Juaj’, ‘Grushtat Do T’i Thej’ dhe ‘Fjalët e Qirit’. Të cilat u bën hite të mëdha dhe emitoheshin po thuaj çdo ditë në eterin e Kosovës.
‘Zotëria Juaj’ ndëgjohej edhe në tokat tjera shqiptare përreth. "Ne nuk guxonim ta dëgjonim këtë këngë, sepse frikoheshim mos ndonjë polic mund të merrte vesh dhe të na lajmëronte, kështu që ishim të detyruar t’ia zbrisnim nivelin zërit të radios"-thotë një ndëgjuese nga Shqipëria. Atëbotë Shiqpëria ishte ende e ngulfatur nga diktatura komuniste dhe vetëm përdorimi i titullit ‘zotëri’ ishte një provokim për sistemin, ku të gjithë i adresoheshin njëri tjetri më ‘shok’ ose ‘shoqe’.
Gjatë kësaj kohe në bend mbetën vetëm Agimi Gërguri dhe Besim Gashi, pasi që Remzi Halimi veç kishte emigruar në Suedi. Agimi mendon se ky album ishte albumi më i freskët i bendit.
Në vitin 1995 bendit ju bashkangjit Erzen Berveniku, sintisajzerist.
Në vitin 1996 "Fisnikëve" iu bashkangjit edhe Fitim Sheholli, saksafonist, dhe ky konfiguracion i grupit qëndron sot e kësaj dite.
Përpos këngëve të tyre origjinale "Fisnikët" tashmë këndonin edhe këngë popullore, veçanërisht nëpër dasma dhe gjatë verimeve në Ulqin për të fituar të ardhura.
Për dallim nga rok bendet botërore, pop dhe rok bendet në Kosovë nuk fitojnë para për t’i mbuluar shpenzimet e jetës, kurse të drejtat autoriale gjithmonë janë shkelur dhe shkelen, dhe pjesëtaret e këtyre bendeve janë të detyruar të merren me punë tjera.
Përvoja e madhe prej më shumë se dy dekadash e këndimit "live" bën që "Fisnikët" të këndojnë dhe ekzekutojnë me lehtësi këngët e tyre dhe të të tjerëve. Përdallim nga disa këngëtarë që preferojnë të këndojnë "playback" dhe dështojnë në skenë "Fisnikët" aty ndihen si në shtëpi të tyre.
EVENTET
Komente 2