Këngëtari më i ri i estradës sonë kosovare Festim Krasniqi, i cili ka lansuar këngën e tij baladën e titulluar "Faj nuk kam" të realizuar në "AntaX Studio" – Egzon Bajraliu, teksti nga Kreshnik Avdiu dhe videospoti nga D Production,duket të jetë pëlqyer nga publiku që në fillimin e publikimit të saj. Festimi deri tani i është përkushtuar shkollimit, ku ka të mbaruar shkollën e ulët dhe të mesme të muzikës "Prenkë Jakova" në Prishtinë, dhe se aktualisht është student i vitit të fundit në Akademinë e Arteve muzikore në UP. Ndërsa i pyetur për projektet e tij të ardhshme,ai na tregon se është në përfundim e sipër të albumit të tij të parë Live ne Studion Producent by: Heki – Hekuran Krasniqi,dhe se tani e tutje do ti përkushtohet maksimalisht muzikës respektivisht këngës. Gjithashtu nga ai mësojmë se përveq që merret profesionalisht me muzikë ai po ashtu është edhe Instruktor i sportit luftarak të Karatesë në Klubin e Karatesë "Dardania" Prishtinë.