>
BIOSHQIP
Biografia
Fatos Luta u lind e u rrit në fshatin Shtërmen të rrethit Elbasan (pas reformës territoriale të vitit 2014 Shtërmeni përfshihet në Bashkinë e Cërrikut), ku dhe mori mësimet fillore e tetëvjeçare. Më 1983 mbaroi gjimnazin në Cërrik si nxënës ekselent, ndërkohë që ndoqi kursin 2 vjeçar të gjuhës frënge në Elbasan. Në fillimet e viteve '80 aktivizohej në rrethin letrarëve të rinj të Elbasanit dhe në vitin 1982 fitoi çmin e dytë në tregime në konkursin e rrethit, po ashtu edhe në vitin 1983. Pasi u pengua 2 vite për të ndjekur studimet e larta, më 1985 e fitoi këtë të drejtë në Institutin e Lartë Bujqësor të Tiranës, fakulteti i Agronomisë së Përgjithshme dhe, pas eksperiencës të botimeve në gazetën lokale të Elbasanit "Shkumbini", si dhe libretëve për mbrëmjeve tematike e për estradë, të cilat u vunë në skenë në Shtërmen e fshatrat përrreth, gjatë kësaj periudhe, tanimë në kryeqytet (1985-1990), botoi shkrime letrare, përkthime e poezi në gazetën "Studenti i Bujqësisë" si dhe një dramë, e cila mbeti e pavënë në skenë me fillimin e lëvizjeve studentore. Ai u caktua mes përfaqësuesve të studentëve për takimin me Ramiz Alinë në dhjetor 1990, por u tërhoq me dëshirë për t'u lënë radhë përfaqësimit të femrave.
Pas ndryshimeve demokratike ai nuk u pajtua me politikën e hipokritëve dhe më 1994 mori rrugtimin drejt Italisë, ku edhe jeton së bashku me familjen e tij, bashkëshorten Nikoleta e dy djemtë, Irdi e Elio.
Autori Fatos Luta ka shkruar prozë e poezi. Në prozë përfshihen shkrime skenike, skica, tregime, romane, publiçistikë, studime, përkthime. Poezia është pasioni dhe pasuria më e madhe krijuese e tij, disa prej të cilave publikohen në këtë portal, TEKSTE SHQIP.