>
BIOSHQIP
Biografia
Fadili qysh në fëmijëri ishte i dalluar dhe i talentuar për muzikë. Në vitin 2000 vendosi të filloj karrierën profesionale në muzikë duke lansuar në atë kohë singlin e parë. Pas një suksesi të dëshirueshëm me këtë singël, në vitin 2005 ka vendosur t’a inçizoj edhe albunim e parë. Ky album është realizuar në bashkpunim me studio A-MOL. Inçizimi i albumit ka përfunduar në vitin 2006. Ky album përmban gjithësejt tetë këngë dhe është titulluar "Veq ti ke faj". Pas lansimit të këtij albumi në treg dhe shitjes së suksesshme të tij, këngëtari ka vendosur të filloj punën në një projekt të ri. Ky Projekt do të ishte një album por më ndryshe nga të tjerët, do të ishte album me këngë live.

Në vitin 2007 është realizuar videoklipi i parë i këngës "Ti s’më deshe kurrë", komponuar nga Armend Rexhepagiqi, tekst të Aida Barakut dhe orkestrim të Florent Boshnjakut. Ky videoklip është transmetuar nga të gjitha televizionet kombëtare dhe lokale. Kjo këngë do të ishte edhe kënga e parë e albumit të tretë i cili u lansuar në treg në korrik të vitit 2009 me tiull "Krejt I Kam E Rahat Sjam".

DËRGOI:
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}