>
BIOSHQIP
Biografia
Erkkani eshte nje RAPARTIST Shqipetar lindur me 13.07.1990 ne qytetin e Bulqizes (Diber). Nisi te merret me Hip Hop ne vitin 2000 duke shkruar vargjet e para dedikuar Shqiperise dhe jo vetem, nder to kishte dhe tekste qe fisnin per realitetin e rinise shqiptare, kundra sistemit, hip hop life style, jetes se nates etj. Tekste te cilat nisi ti kompozoje me kasete dhe magnetofon e me pas me nje nder pjestaret e grupit gjeten studion Cabala Records ku producenti i tij i pare do ishte Kastro Zizo ne feat. me kengen Albanian Always. Erkkani njihet po ashtu edhe si pjestar i OTR me shume kenge nder vite ne YouTube duke prezantuar kete Grup (fatkeqesisht nga rregullorja e Youtube kenget jane fshire). Ai sot eshte vete krijuesi i nje Labeli Muzikor te quajtur MOST WANTED MUSIC ku eshte vete producent.

Më datë 8 Qershor 2020, Arben Gjeloshi publikon videoklipin "Amaneti I Bacit", në bashkëpunim me Erkkanin.

Më datë 10 Gusht 2020, Erkkani publikon videoklipin "Dibran E Krenar", në bashkëpunim me Pikon.

Më datë 1 Mars 2023, Dava Gjergji & Erkkani publikojnë videoklipin "N'troje T'mia Jam Vet Zot". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Erkkani. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.

Më datë 29 Maj 2023, Erkkani publikon videoklipin "Lujma Belin", në bashkëpunim me Liri Rashën. Videoklipi u prodhua nga kompania Domi Production.