>
BIOSHQIP
Biografia
Ka lindur në Trestenik të Devollit më 22.06.1989.

Më 2012 ka mbaruar me sukses studimet e larta për Mësuesi dega "Cikël I Ulët" Në Universitetin e Korçës "Fan S. Noli".

Në 2022 mbron studimet Master Profesional me rezultate të shkëlqyera.

Pasioni i saj për letërsinë dhe nevoja për t'i dhënë zë mendimit, pasionit dhe ëndrrave, kanë qënë nxitja kryesore për t'ju paraqitur lexuesit me librin e saj të parë me poezi "Thirrja ime " më 2020.
Është autore e tre vëllimeve me poezi.
-"Melodia e Shpirtit" Korrik 2020
-"Gjysma ime ",Shkurt 2022.
Ka marrë pjesë në konkurse të ndryshme poetike brenda dhe jashtë vendit ku është nderua dhe me çmime.

Në poezitë e saj gjen të shpalosur shpirtin e një njeriu që shpreson, që beson tek vetja dhe tek Zoti. Që i jep krahë shpresës dhe jetë ëndrrave, mesazhet e saj burojnë nga një realitet i vështirë që shpeshherë na rrëzon por Erinda di të gjejë forcën, dhe me fuqinë e fjalës të çohet, dhe në mënyrën më fisnike, me anë të poezisë të shprehë dhimbjen e këthyrer në forcë. Erinda ndërmer një rrugëtim për të zbuluar vetveten de botën, shtegëton në labirintet e kujtesës dhe lidhet fort pas ndjenjës së dashurisë për fëmijët, për motrën për miqtë e sinqertë e të çmuar. Arti letrar tek Erinda është një përkufizim i qartë se bota ushqehet nga Dashuria.