>
BIOSHQIP
Biografia
Ergita Bahja daljen e parë në skenë e ka patur në moshën 5 vjeçe e gjysmë, duke bërë që muzika të jetë pjesë e pa ndarë e saj. Krahas muzikës, ka pasion edhe pikturën. Ka kënduar në skenat e qyteteve të ndryshme brenda vendit si: "Argjiro Fest" – Gjirokastër, "Bilbilat e Adriatikut"- Durrës, "Jehona e Kaltërsisë"-Tiranë, "Festivali i Këngës për fëmijë"- Fier etj. Për herë të parë me një këngë origjinale të saj është paraqitur në spektaklin muzikor "Jeho" në vitin 2020. Në vitin 2021 Ergita ka qenë pjesëmarrëse në rubrikën "Mam, po ti!?", në programin "E diela shqiptare", duke u kualifikuar deri në fazën gjysmëfinale. Është aktive në publikimin e covera-ve të ndryshëm në profilet e saj sociale. Ergita eshte pjese e studios GMAJ7.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}