>
BIOSHQIP
Biografia
Enver Haliti, i cili vjen nga Komuna e Vushtrrisë, ka sjellë albumin e tij më të ri i cili përmban këngë kryesisht për ahengje familjare dhe dasma. Enveri njihet jashtëzakonisht shumë në rajonin prej nga vjen për muzikën që ai realizon. Ai është këngëtari i cili ka ndezë atmosferë në shumë dasma duke i lënë të paharrueshme për mysafirë. Enveri ka treguar se orkestrimin e albumit e ka bërë Astrit Halimi. Me zërin e tij magjik, Enveri ka bërë që të bëjë për vete shumë persona dhe familjarë të cilët tashmë e kanë adresën e tyre se ku të drejtohen për ta realizuar më pas dasmën e tyre me këngëtarin i cili e ndez atmosferën.

Në vitin 2016, Enver Haliti publikon albumin "Live 2016".