>
BIOSHQIP
Biografia
Enkeleda Zogu (lindur më 25 Qershor të vitit 2004, në Gramsh), ndryshe e njohur si Enkeleda ose shkurt Leda, është artiste, këngëtare e zhanrit muzikor Pop, valltare e kërcimtare dhe vloggere. Karriera e saj nisi që në vegjëli, duke marrë pjesë në aktivitetet kulturore të ndryshme (QKF Gramsh), festivale fëmijësh (Pallati i Kulturës "Thoma Prifti") duke shpalosur talentin e saj në këngë, valle popullore por edhe kërcime moderne e bashkëkohore dhe indiane. Më pas, shihet pjesëmarrëse në disa prej videoklipeve e projekteve te disa artistëve të mirënjohur, si : Vëllezërit Jança (në videoklipet si: "Ti sjell mirësi", "Bini Saze", "Tek bar restorant Aliu", etj...), Van Gjuzi (i njohur si Vani; në videoklipin e këngës "Ditëlindja"), Neki Shuli (pjesëmarrëse ne videoklipet si : "Këngë për Lenien", "Kukur, Gribë edhe Sojnik" në bashkëpunim me artistin Altin Hysa), Neki Zhupani dhe Abedin Murati (në videoklipin e këngës "Dielli i Zemrës"), Juli (ndryshe si Aventurat e Julit, në videoklipin e këngës "Akullore"), Feti Jança dhe Lirije Mustafi (protagoniste kryesore në videoklipin bashkëpunues të tyre, titulluar "Gajdja dridhmi leshkat dridhmi") etj... Ao ka marrë pjesë po ashtu në festivalin kombëtar "Dance Dream Show" në vitin 2019, si pjesë e trupës së grupit të kërcimit të QKF Gramsh. Githashtu, Enkeleda ka marrë pjesë si vloggere dhe protagoniste në emisionin e Aventurat e Julit "Shqipëria në Këmbë". Përsa i përket karrierës muzikore, përveç këngëve të saj në festivale, spikatet për projektin e saj muzikor "Rrjedhin Mëngjset, lançuar më 28 dhetor 2019. Momentalisht është pjesë e label-it muzikor "Rhythmic Eagles".