>
BIOSHQIP
Biografia
Që nga mosha e hershme ka filluar të merret me muzikën, të cilën e konsideron edhe si mikeshë që e shoqëron në çdo moment. Është ky këngëtari më i ri në skenën e muzikës shqipe Endrit Hyseni, i cili ka realizuar vetëm dy këngë, mirëpo Endrit Hyseni premton që do të krijojë edhe shumë këngë të reja për fansat e tij. Ai është ndjerë shumë i lumtur që zëri i tij është vlerësuar nga një artist siç është këngëtari Alban Skenderaj dhe po ashtu ka theksuar se kjo gjë e motivon atë që të ngjitet drejt shkallëve të konkursit muzikor ‘X- Factor Albania’. Endriti po ashtu ka pranuar që këngët e tij do t’i grumbullojë në album dhe nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në festivale.