>
BIOSHQIP
Biografia
Elona Islamaj e ndan profesionin dhe pasionin e saj për muzikën midis këngës dhe violinës, për të cilën është diplomuar në Universitetin e Arteve në Tiranë. Elona merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës, ndonëse është mjaft e angazhuar në jetën artistike të kryeqytetit me muzikën “live” ku spikat kryesisht në rrymat Blues dhe Jazz. Gjithashtu ka qenë pjesë e shumë produksioneve artistike të suksesshme si trajnere vokali dhe interprete në spektaklin e talenteve të rinj ”Gjeniu i vogël”, në ciklin “Musical Muziklan”, etj. Elona Islamaj është violiniste e Orkestrës Simfonike të RTSH.

Në Dhjetor 2018, Elona Islamaj merr pjesë në Festivali I 57-Të Në Rtsh me këngën "Në Këtë Botë Kalimtare".