>
BIOSHQIP
Biografia
Eliverta Kanina (Anelli) ka lindur në qytetin e Librazhdit në 1 prill 1973. Ka studiuar në Fakultetin e Mjekësisë Tiranë në vitet 1991-1997, dhe më pas ka kryer specializimin për Planifikim Familjar dhe Shëndet Riprodhues. Pas 10 vite emigrimi me familjen në Athinë, Greqi, është kthyer në Tiranë, ku banon dhe punon si mjeke promocioni në NjVKSH Tiranë.
Ka botuar këta libra me poezi, tregime, ese, në Shtëpinë Botuese Muzgu:

“Gruaja dhe muret prej pasqyrash” poezi 2014

“Mjellma ëndrrash të purpurt” poezi 2015

“Ndez qirinj pengjesh” poezi 2016

“Krejtin krejt” poezi 2017

“Vetja ma shkel syrin” tregime 2017

“Fallxhore e fatit tim” poezi 2018

“Pronare qiejsh” libri i karantinës me poezi dhe rrëfime 2020

“Fly with me ❤️“ ese për libra dhe autorë 2020

Në 18 shkurt 2019 në Prishtinë, me rastin e përvjetorit të Pavarsisë së Kosovës, nga Ministria e Kulturës së Kosovës dhe Unioni i Shkrimtarëve, libri “Vetja ma shkel syrin” u vlerësua me çmimin “Ramiz Kelmendi”, si tregimet e vitit.

Në 14 qershor 2021 në Gjakovë, ka fituar çmimin e parë për poezi, në Festivalin Mbarëkombëtar të Poezisë 2021 nga QKPSHA Gjakova