>
BIOSHQIP
Biografia
Eglantina Toska, një bilbil i këngës së Shqipërisë së mesme, jugut e veriut, një ndër zërat më të bukur të muzikës popullore qytetare shqiptare. Një profesioniste e muzikës popullore e konfirmuar dhe si këngëtare profesioniste nga Ansambli ISUF MYZYRI prej 10 vitesh dhe gjithashtu me titullin Artiste e shquar e qytetit të Elbasanit, ajo ka përfaqësuar muzikën shqiptare në shumë vende Brenda dhe jashtë kufinjëve.

Karriera e saj ka nisur që herët për tu ngjitur më pas në skenë për here të parë në Maratonën Rinore të Elbasanit me pjesëmarrjen e të gjithë gjimnazistëve të qytetit, me këngën "O dhëndërr ku vete kështu".

Në vitin 2002, Eglantina Toska publikon albumin "Bel Holla", ku spikati me këngën "Goca e Nimetit" në bashkëpunim me grupin karakteristik të burrave të Elbasanit.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}