>
BIOSHQIP
Biografia
Edna Kapurani lindi dhe u rrit në Gjirokastër. Arsimin 8-vjeçar e përfundoi në shkollën '29 Nëntori' kurse atë të mesëm në gjimnazin 'Siri Shapllo'. Ndoqi studimet në universtitetin 'Eqerem Çabej' në degën Histori-Gjeografi. Poezia është pasioni I saj më I madh, por i pëlqejnë gjithashtu romanet dhe librat policorë. Në Shkurt të vitit 2022, botoi vëllimin e saj të parë me titull "Ëngjëll në Pikturë". Kurse në Shkurt të vitit 2023 në bashkëpunim me poetë të njohur nga Shqipëria dhe Kosova, botuan antologjinë "Na bashkoi poezia 14". Është autore e këngës "Buzëqesh". Në Qershor të vitit 2023 mori pjesë në konkursin poetik mbarëkombëtar 'Gjergj Kastrioti Skënderbeu', të organizuar nga Radio Dritare Shqip ku merrnin pjesë 80 poetë të përfaqësuar me 80 poezi. Edna Kapurani fitoi vendin e pestë me poezinë 'Kam shumë kohë pa të parë'. Në Gusht të vitit 2023 bashkēpunoi për të shkruajtur tekstin e këngës "Leji nazet leji" nga Artan Xhija. Në Maj të vitit 2024 në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Fatmir Shahini nxorrën këngën "Teze moj e mira teze".
DËRGOI: