>
BIOSHQIP
Biografia
Tregu muzikor gjithnjë e më shumë pasurohet me artistë të rinj. Durim Rrahmani është një pianist i ri, i cili me dashurinë më të madhe ekzekuton në instrumentin për të cilin ka studiuar. Së fundmi, ai ka sjell në versionin ‘cover’ me piano, melodinë e famshme “River flow in you”. Në videon e publikuar në kanalin YouTube, artisti Rrahmani shihet duke luajtur në piano ndërsa shfaq talentin e tij në instrumentalin e parë të realizuar në studio profesionale.

U lind në fshatin Gllamnik të Podujevës. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën "Kongresi i Manastirit" në Gllamnik, në të njejtën kohë filloj të merrej me muzikë, ku registrohet në shkollën e ulët të muzikës "Prenk Jakova" në Prishtinë, e më pas, në të njejtën shkollë vazhdoj shkollimin e mesëm katër vjeçar. Pas shkollimit të mesëm ai vazhdoi studimet e larta në universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" në Prishtinë në Fakultetin e Arteve, drejtimi Pedagogji e Përgjithshme Muzikore në nivelet, Bachelor dhe Master. Artisti Rrahmani, ekzekuton me shumë dashuri në instrumentin për të cilin ka studiuar, Pianon. Durim Rrahmani gjithashtu merret edhe me aranzhimin e këngëve Korale!

Më datë 20 Qershor 2020, Durim Rrahmani publikon videoklipin "Vallja E Rugovës". Orkestrimi i këngës u punua nga Egzon Bajraliu. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 1 Korrik 2021, Durim Rrahmani publikon videoklipin "Baresha". Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 30 Janar 2023, Durim Rrahmani publikon videoklipin "Anlasana".