>
BIOSHQIP
Biografia
DRITA GEGA (QOKAJ) është një këngëtare popullore nga Tropoja. Në vitin 1992 martohet me Ndue Qokaj dhe sjellin në jetë 5 fëmijë. Në 1998 marrim rrugët e kurbetit dhe stabilizohen në Lecco ku jetojnë deri ne gusht të vitit 2022 për t’u shpërngulur pastaj në Zvicër.

Pasioni i saj është gjithashtu edhe vallja me të cilën është marrë qysh në shkollën 8-vjeçare dhe më pas në të mesmen apo në Ansamblin Dardania.
Në vitin 2005 krijon grupin e valleve “Shqiponja” në qytetin e Lecco-s, me të cilin kanë dhënë shfaqje në shumë qytete të Italisë, po edhe në shtete të tjera si në Austri, France, Gjermani Zvicër. Një nga këto është Festivali Internacional Folklorik i përvitshëm që organizohet prej 7 vitesh në Lecco të Italisë.

Ne vitin 2021 Drita Gega i dedikohet muzikës. Bashkëpunimet e saj të para kanë qenë me poeten e mirënjohur Irma Kurti me tekstet e këngëve: “Atdhe do te thotë” dhe “Në gjuhën amtare”, në bashkëpunim me Studio Spejto. Ka bashkëpunuar edhe me tekstet e shkruara nga Trendafile Molla e Ndue Vatnika. Dëshira per muzikën e ka bërë që të marrë pjesë në veprimtari muzikore të organizuara nga shoqatat shqiptare e më të gjerë. Synon të organizojë në Zvicër në muajin tetor Sofrën Dardane per Diasporën si edhe Festivalin e fëmijëve për promovimin e talenteve të reja në Diasporë.

Më datë 25 Janar 2024, Drita Qokaj publikon videoklipin "Atdhe Do Të Thotë". Teksti i këngës u shkrua nga Irma Kurti.