>
BIOSHQIP
Biografia
Edhe një zë melankolik i shtohet estradës sonë muzikore. Dren Mullafetahu është këngëtari i radhës që ka sjell një këngë të veçantë.

“Bardh”, titullohet kënga e parë e prizrenasit, të cilën e ka xhiruar live dhe me klip të veçantë. “Ky është videoklipi im i parë. Jam shumë i kënaqur me realizimin. Shpresoj se do t’iu pëlqej fansave dhe publikut”, tha Mullafetahu. Ai më tutje pohoi se ky është vetëm fillimi në vazhdën e shumë këngëve që do të sjell në muajt në vijim.