>
BIOSHQIP
Biografia
Dren Gashi është një këngëtar i ri i cili ka sjellë një trend krejt ndryshe të muzikës. Këngëtari i ri i shqiptar i cili studion në Londër në universitetin e Westminster, ka lansuar kohë më parë këngën “E Nxone Hapin”. Kënga është e një zhanri mjaft unik, një stil muzike që po merr hov në skenat botërore të muzikës, por që është në zhvillim e sipër në skenën muzikore shqiptare. Dhe, në mënyrë krejt të veçantë ai ka arritur të bashkdyzojë artin e tij të këndimit në një klip krejt ndryshe. Dreni pritet të vazhdojë angazhimin në skenën muzikore dhe natyrisht se do të jetë një nga emrat më interesant dhe karakteristik për t’u shikuar për të ardhmen.

Më datë 14 Prill 2019, Dren Gashi publikon videoklipin "49er". Klipi shfaq skena të bukura që e sheh artistin në skena të bukura teksa interpreton dhe aktron njëkohësisht. Kënga është e punuar nga Dren Gashi në tekst, dhe muzikë nga Gent Gorani, Albert Hyseni dhe Florent Boshnjaku. Videoklipi është realizuar nga Andi Dautaj (Dope Films). Ndërkaq aktore dhe valltare janë Era Balaj e Viola Sahatçiu.