>
BIOSHQIP
Biografia
I lindur ne Çikatovë E Re, Drenas, Xhonatan Isufi apo i njohur si Don Xhoni, mori famë pas "freestyle-t" në emisionin e Meriton Mjekiqit, duke i bërë atij një vend në industrinë e muzikës. Me të publikuar videon në rrjetet sociale, interpretimi i tij filloi të shpërndahet me të madhe dhe rap-artisti deri më tani ka kaluar shifrën e 120 mijë ndjekësve në rrjetin social Instagram. I cilësuar si fenomeni i karantinës gjatë vitit të kaluar, reperi Don Xhoni, po vazhdon të jetë akoma në qendër të vëmendjes dhe ndër emrat më të zëshëm në estradë. Ndonëse ka qenë mjaft aktiv më projekte të reja muzikore, këto të fundit shpesh herë janë bërë edhe virale në rrjete sociale. Nëse nuk e keni kontrolluar në YouTube apo Instagram, me siguri "freestyle-in" e famshëm të Don Xhonit mund ta keni parë në instastory-in e një prej miqve të tu. Pavarësisht se u pëlqye nga i gjithë publiku, reperi i ri mori edhe mbështetjen e emrave të njohur si Mozzik, Getinjo, Lyrical Son, LLuni dhe shumë të tjerë, të cilët e suportuan në rrjetet sociale. Djaloshi nga qyteti i Drenasit për një kohë të shkurtër fitoj një popullaritet të jashtëzakonshëm duke u shndërruar ndër më të pëlqyerit e momentit. Sot ai i dedikohet totalisht muzikës dhe nuk është mësuar ende me këtë famë, madje tregon se nuk di as si ta menaxhojë. Kur iu kërkua të zgjidhte mes Taynës, Melindës dhe Rinës, fillimisht Don Xhoni hezitoi dhe pyeti: "A mund t’i zgjedh të treja?". Por më pas ai u shpreh se preferenca e tij është Tayna. Talenti i ri i muzikës rap, ka premtuar se do të punojnë shumë që të aktivizohet në vazhdimësi dhe të sjell projekte të reja.
EVENTET
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}