>
BIOSHQIP
Biografia
Deejay Sabb, është një prej deejayve më të suksesshëm shqiptarë, i cili ka renome ndërkombëtare dhe ka performuar në vende të ndryshme të botës dhe që vazhdimisht ka publikuar projekte me deejay të ndryshëm të njohur botërorë.

Ai është deejay i muzikës elektronike dhe së fundmi ka performuar edhe në Dubai, në një prej festave më të njohura në Blue Marlin Ibiza.

Sidoqoftë, ai i është kthyer angazhimeve dhe ka punuar në projektin e ri me Cuarteron, e që është kurorëzuar me një bashkëpunim të titulluar “Don’t Kill My Vibe”.

Ky është prej albumeve të para që lanson një deejay shqiptar, sidomos kur flasim për muzikën elektronike, teksa Dj Sabb është një prej më të mirëve jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë.