>
BIOSHQIP
Biografia
Edon Dedi, apo siç e njohin të gjithë si Dj Blunt, dallohet në skenë me muzikën rep, hip-hop. Ky reper gjatë karrierës së tij ka bashkëpunuar me shumë rep-grupe të vendit dhe të gjitha këngët kanë shënuar suksese. Si të gjithë reperët, ashtu edhe Dj. Blunt në këngët e tij ka fjalë banale, për të cilat thotë se janë normale, meqë muzika rep kudo këndohet edhe me fjalë banale. "Reperat në përgjithësi përdorin fjalë banale kudo në botë jo vetëm tek ne. Hip-hopi është muzikë e rrugës, e ka prejardhjen prej rrugës dhe normal që përdoret gjuha e rrugës", shprehet ai. Dj. Blunt nuk e mohon faktin se në tregun tonë muzikor janë krijuar shumë rep- grupe të reja, ku secila po mundohet të realizojë këngë sipas stilit të tyre. "Është e vërtetë se ka shumë rep-grupe e dj. Ato po bëjnë këngë, albume hip hop. Kjo është diçka shumë për vendin tonë të vogël. Pra, hip-hopi dita-ditës po shtohet me të madhe. Të rinjtë e duan hip-hopin. Sa më shumë grupe që bëjnë hip-hop, aq ma mirë është, sepse rritet kualiteti i muzikës. E sa më përket mua do të thosha që atë se çka bëj unë ajo shihet, e sa për veçim të vetvetes më mirë vendos publiku. Unë mundohem të punoj, andaj edhe arrij suksese", për karierën e tij dhe bashkpunimet kohës së fundit në një intervistë për "Game Over", rrëfehet Dj Blunt.

DËRGOI:
50 EVENTET E FUNDIT
  • {{ evt.section_title }}
    {{ evt.feed_text }} {{ evt.custom_text }}

    📆  {{ evt.fancy_date }}