Dilja: “Me Këngë Do T’i Mbaj Gjithmonë Pranë Adhuruesit“
24-3-2014
Është kjo Dilja Zabeli, një këngëtare që ka një zë mjaftë të veçantë dhe një stil joshës, tiparet e të qenit një vajzë modeste, e ëmbël kanë ndikuar mjaftë shumë në krijimin e saj si personalitet i çmuar tek të tjerët. Ndonëse kënga për të vazhdon të mbetet njëra nga profesionet më të dashura të saj me të cilën edhe është rritur. Fillimin e këngës ajo e kujton që nga mosha 15 vjeçare duke qenë pjesë e shoqërisë kulturo-artistike ''Drenica'' nga i cili edhe filloi hapat e parë drejt ndërtimit të karrierës muzikore. Veçori e këngëtares është interpretimi në disa zhanre muzikore, mbase edhe plasimi i dhjetëra këngëve të cilat shënojnë një vulë në identifikimin e këngëtares. Vlen të ceket kënga ''Pa ty s'jam gjallë', një këngë hit që këngëtares i ka sjellë çmime mjaftë të rëndësishme në festivalet tona. Dilja aktualisht është duke punuar në një projekt të ri, për të cilin thotë se do të jetë me plotë befasi të këndshme dhe në intervistën dhënë ''Zërit'' ajo zbulon rreth këtyre projekteve dhe planeve për të ardhmen.
Cilat janë anët pozitive dhe negative e të qenit një këngëtare?
Këngëtarët përballen me mjaftë batica dhe zbatica, në fakt nuk është fare lehtë të jesh këngëtare, por është një profesion që e dua shumë mbase edhe nuk mund të jetoj pa të. Kjo ndoshta mund të them se është ana pozitive dhe më e mira e këtij profesioni. Në fakt me këngën jam rritur, kam filluar të merrem me të që nga mosha 15 vjeçare duke qenë pjesë e shoqërisë kulturo–artistike "Drenica" dhe në kuadër të saj kam qenë aktive në shumë koncerte dhe aktivitete shkollore në atë kohë. Gradualisht kam nisur ta ndërtoj karrierën muzikore, duke mos u shkëputur asnjëherë nga kënga.
Cila është kënga më për zemër?
Gjatë karrierës sime më se 20 vjeçare kam realizuar këngë të cilat ende vazhdojnë të pëlqehen në publik. Janë këngët "Pa ty s’jam gjallë", "Dita e fundit për ne" të cilat më kanë sjellë mjaftë shumë suksese, mbase edhe kanë arritur çmime në festivale.

Jo gjithmonë çmimet jepen me meritë nëpër festivale?
Të them të drejtën nuk jam e dhënë edhe aq shumë ndaj festivaleve sepse jo gjithmonë çmimet vlerësohen drejtë. Në fakt unë nuk marrë pjesë shumë nëpër festivale, por në ato pak që kam marrë pjesë gjithmonë jam shpërblyer. Por të them të drejtën në të shumtën e rasteve çmimet jepen me porosi mbase edhe duhet të paguhesh për të marrë ndonjë shpërblim. Këtë po e flas prej përvojës sime sepse më ka ndodhur që edhe mua të më kërkojnë para për t’ më dhënë ndonjë çmim.
Mund të thuani se këngën e keni biznes?
Në fakt kënga është biznes, sepse nga kjo jetoj dhe unë jam mjaftë e kënaqur edhe më përfitimet që m’i sjellë ky profesion. Gjatë këtij viti kam shumë angazhime nëpër koncerte e mbrëmje muzikore, por jam aktive edhe nëpër dasma e ahengje të ndryshme gazmore, deri më tani i kam të kontraktuara 30 dasma dhe besoj se do të jenë edhe më shumë deri në fund të vitit.
Çfarë do t’u sjellësh adhuruesve në këtë sezon?
Jam duke e punuar një baladë me Çipsin, ndërsa videoklipin do ta përgatitë me "EMF Creative". Kënga do të shfaqet në kanalin tim në ‘Youtube’, ndërkaq sa i përket televizioneve përveç lokaleve nuk do ta dërgoj në këto televizionet tjera sepse secila prej tyre kërkon të paguajmë për ta transmetuar këngën dhe klipin në to.
Ke ndonjë këngë që ia kushtuar vetes?
Jo. Të them të drejtën nuk preferoj të realizoj këngë për jetën time dhe mbase as nuk do ta bëjë në të ardhmen sepse është një gjë që mua nuk më ka pëlqyer asnjëherë.
Do të thotë kjo se mbanë larg syve të opinionit jetën private?
Po, jetën private dua ta ruaj vetëm për vete duke mos e ekspozuar tek të tjerët. Por në fakt nuk kam edhe çfarë të flas sepse ende vazhdoj të jem beqare.
Ndonjë mesazh për fund?
Do të mundohem që me këngë t’i mbaj gjithmonë pranë vetes adhuruesit e mi kudo që janë.

(Zëri)
MË SHUMË LAJME
MË SHUMË LAJME
- Shën Shtjefni, Protomartir
- Tjetër Sukses Për Artisten Shqiptare Anxhela Noti
- Yll I Skenës Shqiptare Reshat Arbana
- Një Meteor, Në Qiellin E Këngës Shqiptare
- Jeta Plot Peripeci E "Artistit Të Popullit" Luftar Paja
- Shkrimtari Dhe Gazetari Albert Zholi Nderohet Në Vlorë
- Vëllimi Poetik I Arjana Fetahut Që Të Trazon Ndjenjën
- Dj Iljano Se Shpejti Kenge Me Dj Drop G
- Liridona Qarri Thërret, Ah … "I Ziu Gurbet"
- 10 Videoklipet Që Dështuan Me Sukses Gjatë Verës 2018
Komente 0