>
BIOSHQIP
Biografia
Quhet Diellza Nishori, është një emër i ri në skenën tonë muzikore. Ajo jeton në Londër. Diellza nuk po joshë vetëm me pamjen e saj por edhe me ngjyrat e tonit të zërit karakteristik. Se zëri i saj është karakteristikë është vënë re edhe nga kritikët që kanë të bëjnë me lëmin e muzikës. Mbaheni mend këtë vajzë me emrin Diellza.

Është kjo Diellza, e cila ka publikuar këngën e saj të parë të titulluar “Neighbours”. Këngë kjo e cila mund të cilësohet si tepër interesante dhe ndryshe. Ky është edhe projekti i parë, por jo edhe i fundit. Neighbours, është vetëm fillimi i Diellzës, pasi që ajo ka paralajmëruar edhe projekte të radhës. Kënga është punuar nga Detox ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja.