>
BIOSHQIP
Biografia
Kryesisht ka dalë në skenë pas viteve '90-të.Ka lindur në Berat më 15 korrik 1963. Para viteve 90-të është angazhuar herë pas here në organet e shtypit qendror dhe lokal, duke botuar reportazhe, shkrime e përshkrime me karakter kulturor, me tema të ndryshme ekonomiko-sociale, bashkëbisedime përprobleme shoqërore,cikle me krijime poetike, portrete si dhe tregime të ndryshme.Më vonë gama e krijimeve të tij u pasurua. Sot ka të botuar gjashtë libra me karakter letraro-artistik. Ka katër libra me poezi në gjuhën shqipe, cilat janë botuar nga shtëpitë botuese si Toena, Fan Noli, Muzgu, Lena Grafik në Prishtinë, si dhe një libër me poezi në gjuhën greke të botuar më 2018 dhe së fundi ka botuar librin e parë në prozë të shkurtër me titullin sfidues " Kur flet i vdekuri ". Në të ka të përmbledhura 16 tregime dhe 2 novela. Ka nëpër duar disa libra të tjerë me poezi dhe prozë.